Flash News

KRYESORE

Basha: Pse Ramës i djeg e vërteta; çfarë pritet të ndodhë me Balilin

Basha: Pse Ramës i djeg e vërteta; çfarë pritet të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Rama sa i takon ndalimit të Klement Balilit.

Basha shkruan në Twitter, se Ramës i djeg e vërteta sepse, sipas tij, Balili është prova e kapitullimit të tij para krimit. Kreu i opozitës, shkruan më tej se Ramës i djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës dhe se shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge.

“E kemi parë këtë film me Saimir Tahirin”, mbyll Basha reagimin e tij.

“Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin”, shkruan Basha.

Të fundit