Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Basha publikon dëshminë e kuksianit: Shqipëria e vërtetë në 5 minuta
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dëshminë që protestuesi Lulzim Popa dha në seancën e sotme gjyqësore.
“Shqipëria e vërtetë në 5 minutat e dëshmisë së kuksianit Lulzim Popa!
Është populli kundër dhunës së grabitjes dhe krimit me të cilin sundon Edi Rama!”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Shqiperia e vertete ne 5 minutat e deshmise se kuksianit Lulzim Popa!
Eshte populli kunder dhunes se grabitjes dhe krimit me te cilin sundon Edi Rama!
“Ne i gjithë populli kuksian, laçian, tropojan, kosovarë, i gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur “Rrugën e Kombit”. Ajo është rruga e shqiptarëve. Është rruga jonë dhe ne nuk kemi vënë barrierë atje. Barrierën e vuri shteti atje. Na vuri taksa e tatime që nuk i përballojmë dot. Këtu duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar me taksa e tatime. Po na del shpirti s’kemi ku me shku më tepër. Mënyra se si na kanë marrë. Nuk na kanë marrë si qytetarë shqiptarë. Kam katër fëmijë dhe kurrë në jetën time ndonjë proçes kriminal. Ne jemi marrë si kriminelë. Kanë ardhur, kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar, me nusen e djalit aty shtatzënë. Mënyra se si kanë hyrë, kishim frikë se do të kalonte në diçka tjetër... Po ata që kanë pas pleq e fëmijë? Ne nuk jemi kriminelë. Është e drejta jonë që na takon. Këta po na mbështesin. Në vendin tonë duhet të jenë ata që na kanë sjellë këtu. Jam invalid, sakat dhe nuk kam patur mundësi ilaçet me m’i sjellë. Ne kemi ra pre’ e provokimit. Nëse mua më gjendet një fakt se kam godit ndonjë polic, unë të gjithëve ua heq borxhin. Këto janë motivuar vetëm politikisht. Vetëm sepse jemi kuksian. Sa të kem jetë, do të dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje të shqetësuar. Jam prind, nuk jam kriminel. Kanë ardhur pa asnjë lloj mandati dhe na kanë bërë paçavure, sikur mos me qenë shqiptarë. Edhe Millosheviçi në Serbi nuk ua ka bërë kosovarëve. (I drejtohet trupit gjykues) Këto janë edhe të drejtat tuaja, jo vetëm tonat. Vetëm me shku te tuneli duhen 10 euro, ai 10 euro nuk i ka në xhep. Çfarë është kjo taksë? Do me na marrë frymën? Do tepsinë, merre tepsinë. Do timonin, merre timonin. Tepsia dikur derdhet, timoni mund të marojë krejt. Po na provokon aty ku s’mban më për popullin shqiptar. Këta nuk janë kriminelë. Janë të gjithë familjarë, bijë nënash e baballarësh”