Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha publikon emrin: I dënuari me 21 vite burg do të ndërtojë pallate tek ‘Unaza e Re’
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se nesër do të bëhen publike dokumente zyrtare që sipas tij tregojnë sesi Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan planin urbanistik të kryeqytetit në zonën e njohur si ‘Astiri’ për t’i dhënë leje një personi të dënuar për të ndërtuar pallate.
Nga zona e “Unazës së Re”, Basha përmendi emrin e Edmond Begos, për të cilin tha se është dënuar me 21 vite burg për trafik droge teksa shtoi se personi në fjalë njihet si mik dhe bashkëpunëtor i kupolës socialiste.
“Nëse Partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët të kësaj afere korruptive, jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedh dhe vazhdon përpiqet të vjedh këtu mbi 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me figurat e krimit të organizuar mbi rrënojat e shtëpive që do të prish do të ndërtojë pallate shumëkatëshe.
Nesër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare sesi Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vite burg për trafik droge, një person i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i kupolës socialiste, Edmond Bego.
Edmond Bego është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin, ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milionë euro tendera në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale të Taulant Ballës, me të cilin ka udhëtuar plotë 57 herë jashtë shtetit në katër vitet e fundit”, u shpreh Basha.