Flash News

KRYESORE

Basha publikon faktet: Tahiri dhe Sota kanë dalë së bashku jashtë vendit

Basha publikon faktet: Tahiri dhe Sota kanë dalë së bashku

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar të tjera fakte që sipas tij provojnë lidhjet mes Saimir Tahirit dhe Orest Sotës, këtij të fundit ju gjetën rreth 800 mijë euro me makinën që po udhëtonte si dhe dy leje drejtimi për mjetet lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm.

“Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat”, shkruan Basha.

Duke ju referuar burimeve të sigurta lideri i opozitës thotë se Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar disa herë së bashku, duke publikuar edhe data, teksa paralajmëron se do të ketë të tjera fakte në ditët në vijim.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat.

Burime të sigurta informojnë se:

  1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.
  2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.
  3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar.

Të fundit