Flash News

KRYESORE

Basha publikon raportin e EuCham: Shqipëria ndër tri vendet e fundit në BE për të bërë biznes

Kreu i PD, Lulzim Basha publikon raportin e fundit të EuCham, sipas së cilës Shqipëria renditet ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes.

Nisur nga ky përfundim, Basha thotë se raporti konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha në twitter.

Të fundit