Flash News

KRYESORE

Basha publikon videon: Më në fund e pranoi, Rama është kundër vetting-ut në politikë

Basha publikon videon: Më në fund e pranoi, Rama është
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video të shkurtër që sipas tij tregon thelbin e qëndrimit kundërshtues të kryeministrit Edi Rama për vetting-un në politikë. Basha ka shkëputur një moment nga intervista e Ramës në emisionin ‘Opinion’, ku ai shprehet kundër hetimit të politikanëve të lidhur me krimin. “Më në fund e pranoi: ai është kundër vetting-ut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vettingun e politikës?!”,- shkruan Basha në profilin e tij në ‘Twitter’. Opozita ka depozituar në Kuvend projektligjin që i hap rrugë hetimit dhe largimit të politikanëve të lidhur me kriminelët, por mazhoranca deri më tani është shprehur kundër kësaj nisme.

Të fundit