Flash News

KRYESORE

Basha pyetet për Patozin dhe Hajdarin: Nuk do të ketë opozitë false

Basha pyetet për Patozin dhe Hajdarin: Nuk do të ketë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët për hapat që kanë ndërmarrë Astrit Patozi dhe Rudina Hajdari, me krijimin e partisë re dhe krijimin e grupit parlamentar. Pas marrëveshjes që nënshkroi me aleatët, Basha, duke iu referuar regjistrimit të ‘Bindjes Demokratike’ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, theksoi se në Shqipëri nuk do të ketë opozitë false.

“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi. Prandaj nuk do të ketë më zgjedhje false, nuk do të ketë Parlament, Qeveri dhe drejtësi false dhe normalisht nuk do të më opozitë false”, u shpreh kreu i opozitës.

Të fundit