Flash News

KRYESORE

Basha: Qeveria dështoi me të rinjtë, PD do u rikthejë shpresën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani deklaroi se partia e tij nuk do të ndërtojë institucione ekskluzive ku fitimtari i merr të gjitha, por të gjithë qytetarët do të trajtohen me respekt dhe të barabartë.

Deklarata e tij u bë nga Elbasani, ku ai po zhvillon një takim me të rinjtë pjesë e një turi në të gjithë vendin.

“Rinia është ajo që i kanë hequr të parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresen”. tha ai duke shtuar: “Zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës”

Më pas ai ngriti një tjetër shqetësim.

“Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë”.

Kreu i PD-së u ndal edhe të një tjetër fakt, te përfitimi i njerëzve afër qeverisë.

“Katër oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë, sepse ata marrin tenderët, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve”.

Të fundit