Flash News

KRYESORE

Basha: Qeveria hapi tender në spitalin e Traumës, ndërkohë nuk shton testimet për Covid-19

Basha: Qeveria hapi tender në spitalin e Traumës, ndërkohë

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një video koferencë online me gazetarët lidhur me situatën që vendi po kalon nga koronavirusi.

Edhe njëherë Basha ka vendosur theksin te nevoja e shtimit të tamponëve të testimit në vend, si mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Ai tha se ende nuk e dimë sa testime ka në dispozicion vendi ynë, ndërkohë që vendet e tjera kanë një transparencë. Basha akuzoi qeverinë se merret me tendera, duke shtuar se së fundmi është hapur një tender për Spitalin e Traumës.

“Pse Shqipëria nuk ka transparencë, sa pika testimi ka të hapura.

Kosto e testimit është 3 deri në 4 euro. Kostoja është shumë më pak se sa shumat marramendëse që kemi dëgjuar këto ditë.

Është hapur një tender për spitalin e Traumës. Prioritet për spitalin e Traumës është marrja me urgjencë për testimin e tyre.

Kërkesa që kam sot është të ndryshojë kryekëput, të shtrihet testimi në mënyrë masive si e vetmja rrugë për të ndërprerë zinxhirin infektues.

Të gjithë rrezikohen. Edhe ju gazetarët e terrenit jeni në rrezik, por asgjë nuk është bërë”, tha Basha.

Të fundit