Flash News

KRYESORE

Basha: Rama dhe Gjiknuri jetë luksoze me paratë e popullit, të korruptuarit duhet të prangosen

Kreu i opozitës Lulzim Basha,nga Prrenjasi sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe ish ministrin Damian Gjiknuri se bëjnë një jetë luksi nga vjedhja e miliona eurove, para të shqiptarëve.

Ai mendon se e vetmja zgjedhje për vendin është që t’u vihen prangat të gjithë pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin. Basha në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Përrenjas, shtoi se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit.

Ai shikon kryeministrin si fajtorin kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, ndërsa theksoi se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.

"Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujrat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në lluks dhe përvetësojnë miliona euro.

Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. Asnjë ofertë zhvilimi përveç granitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot-Balldreni, Unaza e Re janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama.", tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. “Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Evropa.

Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të alenacës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standartit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm. Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit, - u shpreh Basha

Shefi i opozitës nënvizoi se farsa e 30 qershorit është nul dhe deklaroi se PD dhe opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrojtur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.

Kryetari i PD rikonfirmoi objektivin e opozitës së bashkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor.

"Jemi të vendosur që shumicën "Rama ik" të 30 qershorit ta kthejmë në forcën e ndryshimit që kërkon çdo shqiptar, që do t’i japë fund braktisjes së vendit për t’u larguar në emigracion, politikave të shpunësimit, shkatërrimit të ekonomisë. Ne do të mundësojmë hapjen e mijëra vende pune në sektorë të pashfrytëzuar deri më sot, me paga dinjitoze për rininë shqiptare dhe zhvillimin ekonomik." – përfundoi Basha.

Të fundit