Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
`Rama fshihet poshtë minderit si fëmijë, del prej andej e thotë s`jam unë`
Lulzim Basha duke biseduar me banorët e Kamzës, thotë se Edi Rama po përpiqet këto ditë të dalë me një tjetër lëkurë, sikur nuk është ai që prej 4 vitesh solli varfëri, mjerim, nuk mbajti asnjë premtim, i detyroi shqiptarët të braktisin vendin.
“E keni parë apo jo, futet si ata fëmijët e vegjël poshtë minderit, del prej andej me rroba të tjera, e thotë se s`jam unë. Po ti je, ti që shkaktove gjithë këto probleme. Shqiptarët nuk harrojnë, ti je autori”, u tha Basha qytetarëve të Kamzës.
Gjatë një takimi me të rinjtë, Basha u tha se këtë javë s`ka gjumë. Ne jemi të palodhur, energjikë, ata janë telef, e keni parë sa të lodhur janë, tha Basha, duke u kujtuar se si Rama gjatë një mitingu të kohëve të fundit ngatërrohej, herë thoshte jam PD, herë PS, nuk dinte se çfarë nxirrte nga goja.