Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha: Rama i paaftë të organizojë edhe zgjedhje një partiake
Kryeopozitari Lulzim Basha, që nga selia blu ka deklaruar se sot u provua se me Edi Ramën në krye s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha përgëzoi të gjithë shqiptarët që nuk morën pjesë në votime, dhe që me një refuzim paqësor, shënuan një manifestim e kthesë të madhe.
“Sot shqiptarët braktisën në masë votimet. Votimi i sotëm një partiak dhe nën kontroll të plotë ishte një ngjarje që nuk ndodhte që nga rënia e komunizmit. Sot pati votime të shumëfishta nga i njëjti presion, thjesht për mbushje kutish."-tha Basha.
Basha u ndal tek kërcënimet që Rama bëri ndaj administratës, me votën në këmbim të vendit të punës.
“Mbi 150 mijë punonjës publikë janë kërcënuar për pushim nga puna. Ata duhej të verifikonin pjesëmarrjen e tyre në votime.”
Sot u provua se me Edi Ramën në krye s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. KQZ është vegël e verbër e Edi Ramës. Ju e refuzuat farsën e paligjshme, që do të shkatërronte themelet e shoqërisë tonë. Sot kumboi i qartë mesazhi i shqiptarëve, me këtë refuzim paqësor, kemi shënuar një manifestim e kthesë të madhe. Ju jam mirënjohës. Sot është një ditë domethënëse për kombin tonë. Jemi sjellë si europianë të denjë dhe kemi refuzuar bandën e Edi Ramës. Dua të falënderoj edhe votuesit tradicionalë socialistë që shprehën vullnetin ndaj votimeve të paligjshme moniste. Detyra jonë mbetet që ky vullnet të respektohet."-deklaroi Basha.