Flash News

KRYESORE

Basha: Rama ka urdhëruar mbrojtjen e Tahirit

Basha: Rama ka urdhëruar mbrojtjen e Tahirit

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka reaguar menjherë pas vendimit të mazhorancës në Këshillin e Mandateve për të shtyrë vendimin në lidhje me kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Basha akuzoi Ramën se ka marr në mbrojtje Tahirin pavarësisht provoave që kanë dalë dhe që implikojnë ish-ministrin.

“Rama kam urdhëryuar mbrojtjen e Tahirit, njeiut që është kapur në flasagrancë nga antimafja italiane. Përgjigmet tregojnë se Tahiri merrte shuma parash për mbrojtjen që i jepte bandës së Habilajve”, tha ndër të tjerash Basha.

Kreu i opozitës shtoi gjithashtu se provat që drejtësia italiane po i adminsitron dhe po i përdor në gjyqin ndaj bandës së Habilajve si dhe prova të tjera i janë paraqitur Kuvendit nga Prokuroria.

Të fundit