Flash News

KRYESORE

Basha: Rama po e çon biznesin në kolaps, 70% e shqiptarëve pa ndihmë ekonomike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur serish në terren duke u takuar me pronarë të disa bizneseve në vend, ku ka folur për situatën ekonomike pas pandemisë së Covid 19. Kryedemokrati shprehet se faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe kriza e shkaktuar nga pandemia ka bërë që biznesi të shkojë në kolaps.

Në një reagim në facebook, Basha thekson se 70 përqind e shqiptarëve nuk kanë marrë ndihma ekonomike, dhe ndërsa vendi tashmë i prekur dhe nga pandemia po zhytet në varfëri, qeveria vijon të fokusohet në propagandën përmes rrjeteve sociale.

Reagimi i plotë:

Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit. Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe show në Facebook.

Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij.

Të fundit