Basha-Ramës: Koha të pranosh përgjegjësinë për dështimet e tua, kupa u mbush!

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur postimit ironizues që kryeministri Rama publikoi pak më parë në Facebook.

Përgjigja e Bashës vjen në Twitter.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde”-nënvizon Basha.