Flash News

KRYESORE

Basha-Ramës: Nuk kalon testin e Berlinit, sepse nuk kalon dot as testin e Kurbinit

Kryedemokrati Lulzim Basha nga Kurbini u shpreh se Edi Rama nuk mund të kalojë testin e Berlinit për çeljen enegociatave, me gënjeshtra.

“Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend kryeministri I të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapuer duke vjedhur qindra million euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët”, tha Basha.

Ai u shpreh se në mënyrë që të kalojë nëpër Europë, duhet të përmbushë standartet europiane.

“Kudo ku standartet europiane, vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira, ndarja dhe balancimi I pushteteve, drejtësia e pavarur, liria ekonomike, zbatimi rigoroz i Kushtetutës, janë bibla dhe kurani i qeverive europiane”, tha Basha.

Kryedemokrati shtoi më tej se Rama nuk kalon dot testin e Berlinit, sepse nuk kalon dot as testin e Kurbinit.

“As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk qasin autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Dhe këtë e kanë bërë të qartë. Ne duhet patjetër ti hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër ti hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie:

Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmë btë gjithë energjitë tona positive, të djathtë e të majtë, drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit”, u shpreh më tej ai.

Të fundit