Flash News

KRYESORE

Basha reagon për herë të parë pas rezultateve paraprake të numërimit të votave

Basha reagon për herë të parë pas rezultateve paraprake

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rezultatve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Përmes një mesazhi Basha i bën thirrje numëruesve, vëzhguesve dhe komisionerëve të PD të mos lejojnë asnjë deformim apo tjetërsim të vullnetit të qytetarëve teksa shton se çdo votë duhet numëruar.

Reagimi i Bashës:

Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha

Të fundit