Flash News

KRYESORE

Basha reagon për vrasjen e Ivanoviç: Synon të jetë atentat ndaj bashkëjetesës në Kosovë

Basha reagon për vrasjen e Ivanoviç: Synon të jetë atentat

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka reaguar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në një atentat të organizuar mëngjesin e sotëm, jashtë zyrës së tij, në Mitrovicën e veriut.

Basha thekson se ky është një akt i pastër kriminale dhe që meriton hetim të plotë nga organet ligjzbatuese në Kosovë. Ai e konsideron vrasjen ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, si një atentat ndaj bashkëjetesës dhe dialogut.

Ngjarjen e kanë dënuar presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, si dhe zyrtarët e lartë në Kosovë.

Reagimi:

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.​

Të fundit