Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha reagon për zgjedhjet në Kosovë: Bashkëpunimi mes dy shteteve, prioritet i qeverisë në drejtimin tim
Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë.
Ai thotë se, klima e qetë nën të cilat u zhvilluan zgjedhje ishte një konsolidim i mëtejshëm i standardeve demokratike në Kosovë.
Sipas Bashës, Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran.
“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike europiane. Cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën europiane të Kosovës. Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran. Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plotë se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.”, deklaron Basha.