Flash News

KRYESORE

Basha refuzon kërkesën e Metës: Opozita do bëjë vetëm hapa përpara

Basha refuzon kërkesën e Metës: Opozita do bëjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta që kërkoi nga palët të bëjnë hapa mbrapa dhe të reflektojnë per krizen ne vend. Për Bashën, opozita është e vendosur të bëjë vetëm hapa përpara sepse vetëm hapat përpara dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar do t’i japë shqiptarëve atë që meritojnë.

“Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta, por mund t’ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm hapat përpara dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar do t’i japë shqiptarëve atë që meritojnë, parlament dhe qeveri prodhim i votës së tyre, jo i Niçeve, Avdylajve, Bajrajve, Shullazëve etj,”, tha Basha për gazetarët pas takimit me Presidentin slloven, Borut Pahor.

Në fund, kreu i demokratëve u bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen opozitës të martën në orën 10:00 në protestën para parlamentit, që sipas tij është një betejë që bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit

“Në raport me këtë çështje, asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara duke nisur nga nesër me bashkimin e qytetarëve në protestë para asamblesë së dalë nga vota e krimit. Nesër në orën 10:00 i bëj thirrje gjithë qytetarëve të jemi të gjithëve bashkë, sepse nuk është një betejë për pushtet, është një betejë që bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, përfundoi Basha. 

Të fundit