Flash News

KRYESORE

Basha rikthen në PD Genc Rulin, cili është posti që do t’i besojë

Basha rikthen në PD Genc Rulin, cili është posti që do

Partia Demokratike ka nisur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi po përgatitet për t’i kaluar strukturave të demokratëve në të gjithë vendin për të përzgjedhur kandidatët e PD.

Abc neës raporton se paralelisht me procesin që do të zgjasë deri në shtator, PD është gati për rikthimin e disa prej figurave kryesore të saj të cilët do të kenë edhe rolin kryesor në filtrimin e të gjithë kandidatëve të zgjedhur nga strukturat e Partisë Demokratike.

Burime për ABC News thonë se Basha ka propozuar rikthimin e ish-ministrit Genc Ruli në role vendimmarrëse në selinë blu.

Kryedemokrati Basha i ka propozuar Rulit drejtimin e komisionit kryesor që do të përzgjedhë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të fundit