Flash News

KRYESORE

Basha rikthen në PD ish-ministrin Besnik Mustafaj; roli që përfaqëson

Basha rikthen në PD ish-ministrin Besnik Mustafaj; roli që

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj rikthehet në Partinë Demokratike.

Sipas gazetës Panorama, ai do të jetë pjesë e grupit të  përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Më herët Mustafaj është shprehur se nuk do të rikthehet për të marrë poste, por për një proces sa më të drejtë.

Para Mustafajt për rikthim në radhët e PD-së është përfolur edhe ish ministri Genc Ruli.

Në Partinë Demokratike ka nisur gara e brendshme për përzgjedhjen e kandatëve për deputet dhe kryetar bashkie që prej muajit qershor. Për të hartuar është ngritur një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa.

Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Të fundit