Flash News

KRYESORE

Basha me rininë: anulim i ligjit të arsimit; Parlamenti i juaji

Basha me rininë: anulim i ligjit të arsimit; Parlamenti i juaji

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë në Sheshin e Lirisë premtoi se në Republikën e Re, qeveritari do të ulë kokën para qytetarit, dhe jo qytetari para qeveritarit. Të rinjtë duhet të jenë pararojë dhe pjesmarrës të republikës së re edhe përmes pjesmarrjes në politikbërje, tha Basha.

“Republika e Re do të thotë edhe qarkullim elitash, do të thotë sa më shumë të rinj e të reja në parlamentin e republikës së re. Sa më takon mua një e treta e kandidatëve të PD në zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jeni ju të rinj  e të reja të PD , të rinj e të reja shqiptarë”.

Politikat e kabinetit Basha, në momentin e parë të marrjes së pushtetit, do të sigurohen për mbrojtjen e interesit të të rinjve dhe xhepave të familjeve të tyre e jo oligarkëve shqiptarë, shtoi ai.

“Kur ju, kur qytetarët të kenë vendosur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveria e dalë nga vota juaj dhe kryeministri që ju do të zgjidhni do të konkretizohet me një akt. Këtu, në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri dhe e re shqiptare. 10 mijë të rinj do të paguhen nga Republika e Re çdo vit me stazhe 1 vjeçare për të ndërtuar urën mes bankave të Universitetit dhe tregut të punës.”

Të fundit