Flash News

KRYESORE

Basha: Roli i Ramës në rastin e Xhisiela Malokut

Basha: Roli i Ramës në rastin e Xhisiela Malokut

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dënon heshtjen e kryeministrit Edi Rama në rastin e abuzimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit Rrahman Rrahja.

Sipas Bashës, roli i Ramës në këtë ngjarje është shkrirja e interesave politiko- ekonomike-mediatike.

“Rama bërtiti deri në Bruksel për Griseldën por tani hesht. Koka e këtij sistemi dhe ajo që bën ndryshimin me çfarë ka ndodhur këto 30 vite është njeriu që bërtiti deri në Bruksel për Griseldën, e mbani mend apo jo, rastin e shpikur se gjoja sikur ishte me barrë e dashura e Rroshit të Kavajës dhe e paskëshin masakruar militantët e Partisë Demokratike, që doli se ishte një gënjeshtër e shpifur. Për Griseldën shkoi deri në Bruksel, ndërsa tani bën memecin. Ky është problem!”, tha kryedemokrati.

Të fundit