Flash News

KRYESORE

Basha: S’do ketë kompromis me të keqen dhe matrapazët

Basha: S’do ketë kompromis me të keqen dhe matrapazët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi në Tiranë, tha se në Republikën e re nuk do të ketë vend për pazare dhe matrapazë.

Basha: Këtu nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis me të keqen, kompromis me matrapazë, me shushunja që ngjiten pas agjendave ambicioze dhe i shndërrojnë ata në pluhur. E dini për kë e kam fjalën apo jo? I kemi pasur edhe vetë në shtëpi. Matrapazët nuk kanë vend.

Nuk do të ketë Pazar të vjetër, as Pazar të ri, as darkë peshku, as drekë ngjalash në Republikën e re.

Ndaj i bëj thirrje çdo qytetari dhe në veçanti atyre që janë skllavëruar nga partitë kienteliste të Republikës së vjetër, tua hedhin në fytyrë teserat që i kanë përdorur si tollona dhe të kthehen këtu në shtëpinë e lirisë. Në 90 ditë nxorët Republikën e vjetër nga gara dhe futët realitetin qytetar në garën politike.

Ju lus edhe për 20 ditë punë ta bëjmë këtë bashkim më të fortin që fuitorja e Republikës së re të jetë totale dhe e pakthyeshme, siç do të jetë Shqipëria e qytetarëve, siç do të jetë kryeministri i qytetarëve dhe i ekonomisë.

Të fundit