Flash News

KRYESORE

Basha sfidon publikisht Ramën: Deri me 25 prill, kur të dojë e ftoj në debat

Basha sfidon publikisht Ramën: Deri me 25 prill, kur të dojë e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar publikisht kryeministrin Rama për një debat publik. I ftuar në “Çim Peka LIVE”, Basha është shprehur se që prej vitit 2006 Edi Rama ka refuzuar ftesat e tij për debat.

Kështu, të ndodhur në kohë fushate elektorale, kryedemokrati e ka ftuar kreun e socialistëve që të përballet me të në debat kurdoherë që të jetë i gatshëm, nga nesër deri në 25 prill 2021.

Lulzim Basha: Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000.

Peka: Rama deri vonë nuk ju ka njohur as si kryetar opozite.

Lulzim Basha: Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat.

Të fundit