All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha sfidon Ramën për zgjedhjet: Të kam mundur tek e tek, të mund çdo ditë

Basha sfidon Ramën për zgjedhjet: Të kam mundur tek e tek,
All - Paragraf - 1

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk e ka aspak problem përballjen në zgjedhje me kreun e shumicës Edi Ramën. Ai tha se gjithnjë e ka mundur rivalin socialist, porse shqetësimin e ka te organizimi i zgjedhjeve. Sfida e opozitës shtoi ai është që qeverinë ta zgjedhë sovrani, jo krimi dhe oligarkët.

All - Paragraf - 3

“Nuk kemi ne asnjë problem, as si opozitë, as si Parti Demokratike dhe as unë personalisht, sepse Edi Ramën e kam mundur edhe tek e tek dhe e kemi bërë atë betejë. E kam mundur dhe e mund çdo ditë. Nuk është problemi te njeriu, problemi është: do të ketë një palë zgjedhje të tjera si 2016-ta, 2017-ta, ku në vend që të votojnë qytetarët, në vend që të diktojë sovrani me votë, të diktojë krimi?! Oligarkët?! Avdylajt?!”, tha Basha në një intervistë në News 24.

Ai u ndal edhe te veprimi i ambasadorit të OSBE, Borcardt, përpara disa protestuesve, ku u nxori gishtin mesit.

“Absolutisht të papranueshëm.”, tha Basha.

Kreu i opozitës foli edhe për deputetët e opozitës parlamentare, disa prej të cilëve as nuk dinë të lexojnë, e as të shkruajnë, kur kanë dalë nga lista e tij.

“E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël, që e kërkonin këtë si një afishim nominal të partisë dhe të logos së partisë. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në një proces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë.

A nuk mendoni se duhet të ndryshojë sistemi i listave? Personalisht e kam shprehur preferencën time për sistemin mazhoritar dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të deputetit me zgjedhësit. Kjo i jep shumë mundësi zgjedhësit dhe deputetit, që të përfaqësojnë interesin publik drejtpërdrejt në parlament.”

Të fundit