Flash News

KRYESORE

Basha: Shitësi ambulant ka një pyetje për të gjithë shqiptarët

Përmes një fotoje në ‘Facebook’ kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka denoncuar rastin e një burri të quajtur Rrustem i cili është një shitës ambulant.

Basha deklaron se Rrustemit i kanë vendosur deri tani 7gjoba dhe i kanë sekuestruar 3 herë arkën me banane të cilat i tregton  për të mbajtur familjen e vetë.

“Rrustemi, i cili ushqen familjen ndershmërisht duke shitur banane e të cilit i kanë vendosur 7 gjoba e sekuestruar 3 herë arkën me banane, ka një pyetje për të gjithë:”,- shprehet Basha.

Ndërkohë që  në foto paraqitet personi në fjalë i cili drejton një pyetje: “Pra kur ligjin e shkelim ne quhet KRIM! Kur e shkel qeveria quhet POLITIKË?”

 

Të fundit