Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti dhe njëherë mbështetjen për Aleancën për mbrojtjen e Teatrit në mbyllje të protestës së sotme. Në mesazhin e tij nga protesta kryedemokrati tha se shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i tij, i artit apo i guximit por fundi i tiranisë që do të vijë shpejt dhe çlirimtar.
“Do mbështesim të gjitha protestat e aleancës për teatrin, në krah të qytetarëve kudo që të ketë protesta, PD do jetë në krah të tyre. Shkatërrimi nuk është fundi i Teatrit, i kulturës, i artit , i guximit por fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet me shqiptarët me jetën e tyre, me institucionet, me Kushtetutën e vendit dhe ky fund do vijë shpejt dhe do jetë çlirimtar. Përsëris vendosmërinë time dhe të PD për t’i qëndruar marrëveshjes për Teatrin, rindërtimin aty ku ishte dhe si ishte dhe ndëshkimin e autorëve. Sot një ditë e re shprese, besimi të shqiptarëve”, deklaroi Basha.