Flash News

KRYESORE

Basha: Shkolla e Magjistraturës si shkollë partie

Basha: Shkolla e Magjistraturës si shkollë partie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur mazhorancës sa i takon projektligjit për Shkollën e Magjistraturës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha solli në vëmendje se ligji në fjalë kaloi në Kuvend vetëm me votat e mazhoancës.

“Ligji për magjistraturën është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, në mënyrë të tillë që pasi ta kapnin këtë shkollë, asnjë parti tjetër të mos ndërhynte. Ajo është tani një shkollë partie. Ky është një institucion i kapur totalisht nga Edi Rama. Njerëz të lidhur me PS prej një apo dy brezash. Synohet një kapje afatgjate e sistemit”, tha Basha.

Kreu i PD-së theksoi se zgjidha e ngërçit të krijuar është rikthimi te konsensusi i 21 korrikut të 2016-ës ku u miratua me 140 vota ndryshimet kushtetuese.

Të fundit