Flash News

KRYESORE

Basha shpall opozitën: Qeveria 'Rama 2', një projekt i zi

Basha shpall opozitën: Qeveria 'Rama 2', një projekt i zi

Asgjë e re, por thellim të së keqes, e quan kreu i PD qeverinë e saposhpallur të kundërshtarit politik. Basha i fut thuajse të gjithë ministrat në një thes, duke e quajtur qeverinë një garanci e korrupsionit dhe krimit. Kreu i së djathtës nuk ka lënë pa përmendur as atë që ai quan konsolidim të rikthimit në pushtet të elitës komuniste.

Stausi i Bashës në Facebook:

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes.  Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

Kjo është qeveria e kons​olidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.

Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Kush mendoi se “takimet me popullin" dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin. 

Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.

 

Të fundit