Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Basha shpalos planin për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë, por ja çfarë planifikon PS dy ditë para votimeve
Lulzim Basha ka shpalosur sot planin për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë, më 7 maj, me anë të një proteste mbarëkombëtare, ku mbi 20 mijë vetë pritet të marrin pjesë.
Megjithatë, Partia Socialiste po sillet në mënyrë indiferente, duke vijuar me planet e saj dhe duke mos marrë në konsideratë paralajmërimet e opozitës.
Në faqen e PS-Kavajë dhe FRESSH-Kavajë është dhënë njoftimi se me datë 5 maj, dy ditë përpara votimeve, do organizohet në stadiumin ‘Besa’ festa e birrës.
Ky event organizohet çdo vit në Kavajë, por ndryshe nga vitet e tjera, kur festa është organizuar në 1 maj, kësaj here nga drejtuesit e bashkisë dhe partisë është preferuar të spostohet afër ditës së zgjedhjeve.
Ndërkohë, në 2015-ën, kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale, festa e birrës u organizua në muajn qershor.