Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Basha shpjegon sistemin e ri: Shefi i deputetëve të PD nuk do jetë më kryetari i partisë
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpjeguar se me sistemin e ri nuk do të jetë partia ajo që do të përcaktojë deputetët, por qytetarët që do t’i votojnë.
Nga Kavaja, Basha tha se shefi i deputetëve të ardhshëm të PD-së nuk do të jetë kryetari i partisë.
“Deputetët e ardhshëm të PD, dhe jam I bindur se për shkak të sistemit të konkurrencës edhe të partive të tjera, duhet ta kuptojnë se fati I tyre lidhet me fatin tuaj. Se karriera e tyre do të lidhet me gjykimin tuaj. Do ta kuptojnë se shefi I deputetëve të ardhshëm të PD-së, dhe të maxhorancës së ardhshme që jemi ne, që është sot shumica e shqiptarëve, nuk do të jetë kryetari i partisë, nuk do të jetë kryeministri. Shefi I deputetit të ardhshëm të Kavajës, do të jenë qytetarët e Kavajës. Ky është ndryshimi I sistemit, këto janë hapat që do të kthejnë vlerat europiane në Shqipëri”, u shpreh kryedemokrati.
Më 16 shkurt nisi ndryshimi epokal për të shkulur me rrënjë të keqen që pjell Edi Ramën
Basha: Me 16 shkurt nisëm një ndryshim epokal dhe jam i bindur se siç keni treguar forcën dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë ndryshim epokal, kështu do të vazhdoni të jeni në ballë të kësaj lëvizjeje që do të ketë një dhe vetëm një përfundim: nisjen e një epoke të re lirie dhe demokracie, një epoke të re drejtësie dhe mirëqenie për çdo shqiptar.
Vëllezër dhe motra, beteja që kemi nisur, nuk është thjeshtë dhe vetëm për largimin e Edi Ramës. Askush më mirë se ju nuk e di se me 16 shkurt, bashkimi popullor deklaroi Edi Ramën dhe regjimin e tij të Rilindjes, të mbaruar e të përfunduar njëherë e mirë. Por beteja jonë është për shumë më shumë se kaq.
Ne duhet të shkulim më rrënjë të keqen që pjell Edi Ramë. Që pjell pushtetarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që e lidhin fatin e tyre me kriminelët, me oligarkët.
Basha tregon si e mbyllin muajin prinderit e tij pensioniste. Ne krye te 4 viteve te qeverisjes sone, nuk do të ketë pension poshtë 250 mijë lekë në muaj
Jo më pensione nën 250 mijë lekë në muaj
Basha: Do t’ja heqim hurin e vjedhjes, të 1.7 miliardë eurove vjedhje në 1 vit Edi Ramës, dhe me këto fonde do të nisim politikën e rritjes së pensioneve. Të mos kemi më pensionistë, që pasi harxhojnë lekët për korrentin, pasi harxhojnë lekët për ilaçet, s’u ngelen lekë as për bukë e për faturën e ujit. Pensionisti mbi moshën 70 vjeç harxhon 60-80 mijë lekë për faturën e tij të ilaçeve. Unë nisem nga prindërit e mi, të cilët kanë punuar gjithë jetën dhe po të mos kenë ndihmë nga unë, pensioni s’u mjafton as për ilaçet dhe energjinë elektrike. Gjithë jetën nëna ime mësuese, hiq faturën e ilaçeve, s’u ngelet as 5 mijë lekë në ditë për muajin. Po jua them se e di fare mirë këtë situatë. Dhe të mendosh se prindërit e mi nuk kanë pensione të ulëta. Po ata që marrin vetëm 70, 80 apo 90 mijë lekë pension, me ça jetojnë? E çan kokën ky (Rama) me ça jetojnë ata? Ky një shishe verë e blen sa dy pensione. Shoh nganjëherë se disa qeshin me batutat e kryeministrit. Mos qeshni o të mjerë se për çdo shaka që bën, është duke ju vjedhur, ju ka fut dorën në xhep, ju ka fut dorën në shpi. Vetëm sipas shifrave të KLSH, vjedhja është 100 mijë euro në orë. Një orë me Edi Ramën u kushton shqiptarëve 100 mijë euro. Nuk është humor falas, po tallet me ju. Thirrini mendjes, Bashkohuni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike.
Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë.