Flash News

KRYESORE

Basha i shpreh mirënjohje zyrtarit europian që e mbështeti dje në miting

Basha i shpreh mirënjohje zyrtarit europian që e mbështeti dje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen Zv/Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Lojze Peterle, për mbështetjen që i dha dje në mitingun përmbyllës të fushatës.

“Me mikun tim Lojze Peterle, Zëvëndës President i Partisë Popullore Europiane (EPP - European People's Party). Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të familjes sonë politike europiane”, shkruan Basha.

Peterle kërkoi dje në Tiranë mbështetjen për programin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e të dielës, si e vetmja alternativë që afron Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Të fundit