Flash News

KRYESORE

Basha: Shqiptarët janë ngritur në këmbë, asnjë hap pas

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ia bën të qartë kryeministrit Edi Rama se 30 qershori do të jetë varreza politike e tij.

Lideri i opozitës ka ftuar shqiptarët në protestën e radhës më 21 qershor, me qëllimin e vetëm që të largojë këtë “qeveri të krimit”.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”, shkroi Basha në Facebook.

Të fundit