Flash News

KRYESORE

Basha: Shqiptarët nuk ndalen para dhunës, junta e Edi Ramës i ka ditët e numëruara

Basha: Shqiptarët nuk ndalen para dhunës, junta e Edi Ramës i ka

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sërish sot një fjalim para Drejtorisë së Policisë, ku u zhvillua një protestë simbolike kundër arrestimeve dhe dhunës së ushtruar mbrëmë nga policia.

Basha tha se dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve, përfshirë edhe rastin e Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi ishte mesazh nga junta e Edi Ramës për trembur shqiptaret, por sipas kryedemokratit përgjigjen  proporcionale do ta marrë nesër nga populli.

Fjala e Bashës:

Vetëm pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranës, rrugët e sheshet, shtëpitë e tiranasve u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që ishte akti kriminal, me të cilin kjo juntë kriminale u përgjigjet aspiratës së shqiptarëve për liri e demokraci. E kanë të kotë. Populli, opozita, shqiptarët nuk ndalen.

Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandën e krimit është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti ishte i pari që ra. Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet e krimit dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë as demokratët, as socialistët, por faqen e zezë, llumin që e ka marrë peng këtë vend.

E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend. Junta i ka orët e numëruara, Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës që vuri dje në lëvizje me kriminelë të veshur me uniform, me kriminelë të tjerë të infiltruar në turmën e protestuesve paqësorë, skenari i shërbeu Ramës vetëm për të treguar para botës se i vetmi i interesuar për dhunë është kreu i Juntës.

Dhuna barbare ndaj protestuese, figurave politike, apo Sahit Dollapit, ishte mesazh junte, e mafie për të trembur shqiptaret, por do marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli.

Askush i arrestuar nuk do qëndrojë në kthetrat e atyre që marrin urdhra politikë.

Dhunuan dje të rinjtë e ardhur nga BE, studentë,i helmuan me gaz se ishin në krahun tonë. Edhe për këtë, përgjigja nuk do mungojë. Beteja do vijojë çdo ditë e natë, në çdo shesh e rrugë.

Ju bëj thirrje elitës e intelektualëve, ata që na bëjnë krenarë, vazhdoni me ne. Kjo është jo vetëm betejë sasiore, por cilësore. Ne jemi mazhoranca e vlerave dhe morale e këtij vendi. Ju bëj thirrje atyre efektivëve që e ndjejnë padrejtësinë se brenda qelive nuk duhet të jenë ata që janë ngritur e kërkojnë shanse e mundësi të barabarta para ligjit, për një jetë më të mirë, në atë qeli duhet të jenë kriminelët që vodhën votat e shqiptarëve, politikanët e inkriminuar.

Ne nuk jemi kurrë jo për pushtet, e karrige, por ato do i vendosë populli me votë të lirë e të ndershme. Proces tjetër zgjedhor fals nuk ka për të patur. Beteja jonë do vazhdojë.

Në këto orë kritike për demokracinë, ku do vendoset fati i viteve të ardhshme le të bashkojmë zemrat e mendjet pavarësisht bindjeve politike, të çlirojmë PS nga junta kriminale e të mblidhemi nesër në orën 18.30 në shesh, në betejën vendimtare për lirinë , për Shqipërinë si gjithë Europa.

Të fundit