Flash News

KRYESORE

Basha: Situata në Durrës katastrofike, qeveria vetëm propagandë

Basha: Situata në Durrës katastrofike, qeveria vetëm

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehu shqetësimin se gjendja vazhdon që të jetë katastrofike në Durrës, pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit. Ai akuzon qeverinë se ka bërë vetëm propagandë e nuk i ka mbajtur premtimet.

“Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike. Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkeqësinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti!”, shkroi Basha në Facebook.

Të fundit