Flash News

KRYESORE

Basha: S'ka pakt me PS për Reformën Zgjedhore, opozita e bashkuar në zgjedhjet lokale

Basha: S'ka pakt me PS për Reformën Zgjedhore, opozita e bashkuar

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë fund zërave për një marrëveshje të mundshme PD-PS për Reformën Zgjedhore.

Ndonëse u përplas para pak ditësh se mes dy partive të mëdha ka një pakt, Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka shuar zërat dhe ka sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë marrëveshje për sistemin zgjedhor.

“Nuk do të jetë asnjë pakt politik Rama-Basha, nuk do të ketë më asnjë bashkëqeverisje PS-PD. Duhet t’i japim zgjidhe problemeve të vendit. Kujtoj se 13% e shqiptarëve kanë braktisur vendin, mbi 80% prej tyre kërkojnë të largohen, kështu që s’do ketë asnjë pakt”, u shpreh Basha.

Basha konfirmoi edhe deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi se opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale.

“Opozita do të dalë e bashkuar, do të përballemi të bashkuar me të gjitha sfidat. Ne po kërkojmë që ky bashkim të jetë sa më i madh”, u shpreh Basha.

Të fundit