Flash News

KRYESORE

Basha: Sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr

Basha: Sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen

Lulzim Basha ka uruar sot ditën kur demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke fituar masivisht në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e mirë regjimin diktatorial.

Basha shkruan më tej se është në detyrën tonë që ta përmbyllim rrugën duke ndërtuar në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta evropiane.

22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryedemokrati.

 

Të fundit