Flash News

KRYESORE

Basha: Sot pashë me kënaqësi respektimin e rregullave të distancimit social

Basha: Sot pashë me kënaqësi respektimin e rregullave të

Kryedemoktari Lulzim Basha, përmes një reagimi në Facebook, përgëzon qytetarët shqiptarë për respektimin e distancimit social.

Basha tregon se sot kishte dalë për disa blerje, ku kishte parë qytetarët të cilët respektonin distancën 1.5 metër.

Kryedemokrati thekson se duhet të sakrifikojmë çdo ditë për të ruajtur jetën dhë shëndetin duke iu përmbajtur udhëzimeve.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.

Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira”, shkruan Basha.

Të fundit