Basha takim me banorët e Manzës, qytetari e kritikon: Je me vonesë

Lulzim Basha në Manzë
Lulzim Basha në Manzë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar sot disa familje në fshatin Kameras të Manzës, të cilave u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti dhe prej kohësh jetojnë në çadër.

Teksa i ka shprehur Bashës shqetësimet në përballimin e situatës dhe mospërkrahjen nga ana e qeverisë, një qytetar e ka kritikuar kreun e PD-së duke i thënë se “je me vonesë”.

“Unë i kërkoj vetëm diçka qeverisë, që të dalë vetë kryeministri me ministrin e Rindërtimit dhe të na sqarojë sa banesa kanë rregulluar në këto 9 muaj. Të na e bëjnë këtë transparente e të thonë që bëmë këtë dhe ndaj ju lamë juve pas dore. Por asgjë nuk kanë bërë. Popullit i kanë vënë këmbën përsipër. Edhe për ju kam një kritikë. Jeni me vonesë, duhet të kishe ardhur më përpara te ne”, ka thënë qytetari.

Ndërkohë Basha i është përgjigjur duke thënë se ka qenë edhe herë të tjera në zonë.