Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha takim me biznesmenët italianë: Prioriteti i PD-së, thithja e investimeve të huaja
Kryetari Lulzim Basha u takua me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Pordenone-Udine në Itali, ku u prezantoi atyre platformën e PD-së për të zhvilluar ekonominë e për të luftuar korrupsionin dhe krijuar lehtësira fiskale për investitorët e huaj.
Ai njoftoi se gjatë takimit u diskutua për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi ynë.
“I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtësirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsionin dhe garantuar konkurrencën e ndershme, të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.
Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD-së, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës.”, tha Basha.
Kreu i opozitës u rindal edhe te tërmeti i 26 nëntorit, që sipas tij tregoi se sa i papërgatitur është shteti për të reaguar në situata të tilla.
“Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile, që të jetë gati për t’u vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes.
Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakord të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.
Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italianë dhe me drejtues e specialistë të qendrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia-s.”, sqaroi Basha.
Ai u zotua se qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore, qofshin këto tërmete, përmbytje apo zjarre. Basha u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Pordenone-s, Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu.