Flash News

KRYESORE

Basha takim me strukturat e PD në seli, vendoset protesta e radhës kombëtare

Basha takim me strukturat e PD në seli, vendoset protesta e radhës

Kryedemokrati Lulzim Basha pasi mbylli pa incidente protestë, po zhvillon një takim me strukturat brenda selisë blu.

Burime brenda mbledhjes bënë me dije për Politiko.al se me 31 maj është vendosur protesta e radhës kombëtare e opozitës së bashkuar. Kjo datë përkon dhe me nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të qershorit.

Gjatë fjalës së mbylljes, Basha u shpreh se për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka. Po ashtu dhe Kryemadhi u shpreh se qendresa është arma më e fortë.

Të fundit