Flash News

KRYESORE

Basha takim në Londër me konservatorët britanikë: Do modernizojmë PD sipas modeleve perëndimore

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, një takim me kryetarin Brandon Lewis.

Basha i ka shprehur kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat.

“Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Leëis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve”, thuhet në njoftimi e Partisë Demokratike.

Sipas Bashës, përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra. Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe Naim Hasani.

Dy kryetarët kanë biseduar dhe për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

Të fundit