Flash News

E-TJERA

Basha takim me strukturat e PD-së, kërkohet përshkallëzim i protestës

Basha takim me strukturat e PD-së, kërkohet përshkallëzim i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve të partisë, me të cilët ka diskutuar për protestën që opozita zhvillon prej më shumë se një muaji.

Burime për Politiko bëjnë të ditur se gjatë diskutimeve është vendosur për të mos u tërhequr nga asnjë prej objektivave dhe kërkesave të opozitës. Të pranishmit janë shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe kanë kërkuar mobilizim të të gjitha energjive për protestën.

Gjithashtu, mësohet se kryetarët e degëve të PD-së kanë kërkuar që protesta të përshkallëzohet më tej deri në realizimin e krijimit të qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Të fundit