Flash News

KRYESORE

Basha: Takimi ishte përsëritje e takimit të djeshëm

Basha: Takimi ishte përsëritje e takimit të djeshëm

Pas takimit me Ramën në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani Basha ka rikonfirmuar se oferta e PD nuk ka ndryshuar. Takimi ishte përsëritje e takimit të djeshëm sipas kreut të PD i cili u shpreh se Rama erdhi me një ofertë e cila thellon krizën e rëndë si rezultat i krimit në pushtet, drogës me paratë e  drogës tha ai.

"Takimi ishte përsëritje e takimit të djeshëm,Rama erdhi me një ofertë e cila thellon krizën e rëndë si rezultat i krimit në pushtet, drogës me paratë e drogës. Mos realizimi i dy probleme të pranuara ndërkombtarisht si kriminelët e veshur me pushtet të cilit me shkelje dhe dhunim të ligjit mbajnë pushtetin. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, këtë e thonë shqiptarët, unë, PD dhe e gjithë bota. E gjithë bota e di që Shipëria ka akumuluar një problem të personave të inkriminuar në pushtet, e gjithë bota e di problemin e shqiptarëve të kthyer në Kolumbi në zemër të Europës , e cila e përdor drogën për pushtet.  zgjidhja nuk është një zgjidhJe politike, monitorimi është detyrë e  institucioneve," thekson Basha. 

"Nuk mund të ketë asnjë premisë për të.

Vullneti politik i PD nuk ka munguar në asnjë çast, vullneti i palës tjetër vihet në dyshim dhe asgjësohet kur nuk pranojnë ekzistëncën e një krizë politike, të cilat u demostruan nga zgjedhjete  administruar nga kjo qeveri. E vetmja zgjidhje është realizmi nga pala tjetër me një sens realiteti të krizës në të cilën ndodhet vendi, që sjellin problemet që kanë shqiptarët papunësia, mjeksia, arsimi. Në kushte të pafavorshme për fëmijët shqiptar ekonomia në ngerc jo vetëm nuk prodhon vende punë por është në proces të zhdukjes së vendeve të punës, të gjitha janë produkt i një shteti të kapur nga droga dhe me paratë e  krimit dhe drogës synohen të kapen zgjedhjet. Nëse pala tjetër ndal fshehjen e pas gishtit dhe marrjen e përgjegjesive dhe jo pranimin e drogës  ky realizmi do të vij, shpresoj , sepse do të përballet me vulnetin e një populli i cil ka parë sesi punësuia është helmuar, do të jetë në këmbë për të pamundësuar zgjedhjen me votë të lirë e cila snaskionohet me ligj. Ajo që është ofruar është  sikurse tha kry  një proces monitorimi, propozimi ynë është i qartë, një qeveri teknike per të ndalur drogën dhe krimin për ti dhënë," përfundoi kreu i PD. 

Të fundit