Flash News

KRYESORE

Basha takohet me Komisionerin e BE për Buxhetin: Bisedime për projekte që do përmirësojnë jetën e shqiptarëve

Basha takohet me Komisionerin e BE për Buxhetin: Bisedime për projekte

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Berlin për vizita zyrtare dhe një prej tyre e ka zhvilluar me Gunther Oettinger, Komisioner i BE-së për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore. Basha thekson se me Oettinger ka biseduar për projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve.

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për Shqipërinë si Europa”, shprehet Basha.

Gunther Oettinger është një personalitet i rëndësishëm gjerman dhe evropian. Ai më parë ka qenë Komisioner për Energjinë dhe më pas Komisioner për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale.

Të fundit