Flash News

E-TJERA

Basha takon Alfanon: “Qeveria teknike, kusht i patjetërsueshëm”

Basha takon Alfanon: “Qeveria teknike, kusht i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Italisë, Angelino Alfano. Kryefjala e këtij takimi ka qenë aktualiteti politik në vend dhe kërkesat e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas zyrës për shtyp të Partisë Demokratike, Basha i ka thënë Ministrit të Jashtëm Italian se qeveria teknike është mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar votë të lirë e të ndershme, sipas standardeve europiane. “Integrimi europian është proces jetësor për Shqipërinë dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë Shqipëri Europiane”, ka pohuar Basha.

Të fundit