Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Basha takon Berluskonin dhe Mitsotakisin në Zagreb, flet për bashkëpunimin rajonal
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pati dy takime të rëndësishme në Zagreb ku po zhvillohet kongresi i Partive Popullore Evropiane. Ai bisedoi me kryetarin e “Forza Italia-s”, Silvio Berlusconi si edhe me kryeministrin aktual të Greqisë dhe kryetarin e Nea Dimokratia, Kyriakos Mitsotakis.
Ish deputeti i PD-së, Dritan Shehu, publikoi foto nga takimet e kreut të opozitës me kolegët e tij drejtues të dy partive të njohura të djathta.
“Mesazh i kongresit te PPE është e ardhmja evropiane për rajonin tonë, lidhjet tona gjithmonë e me të ngushta me BE e vendet anëtare.
Ndërkaq karikatura “Shengenesh” jashtë BE-së, te ofruara si zgjidhje ”strategjike” për ne e për rajonin me vende qe nuk e konsiderojnë jetike Brukselin, NATO e SHBA-n, të frymëzuara nga “Jugosllavia e Re” nen dirigjimin e Vuçiç, gjë për të cilën tentojnë të lënë në hije edhe Kosovën, pavarësisht se prezantohen nga shqipfolës janë veçse hedhurina.”, shkroi Shehu në Facebook.
Ai shfaqi qëndrimin e PD-së që është që marrëveshjet strategjike në bashkëpunimin tonë rajonal, duhet të jenë në funksion të objektivit tonë kryesor strategjik, integrimit evropian të palëkundur si Shqipëri, shqiptare e rajon.
Shehu nuk i kurseu kritikat për Ramën dhe për vizionin e tij për Shengenin ballkanik.
“Një rikonfirmim i sotëm ky i PPE-së për rajonin, që imponon forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve strategjike me dy vendet tona fqinje anëtare të BE-së e të NATO-s, Italinë e Greqinë, marrëveshje të tilla me ata, ndërthurje të ngushta midis institucioneve, të parlamenteve, qeverive etj, në vend që të ndjekim “degdisjet” Vuçiç-Rama për në drejtime të ”panjohura” lindore.”