Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Basha takon bizneset në Kombinat: Varfëria e ulur këmbëkryq, Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer një takim këtë mëngjes me bizneset në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Sipas Bashës, pas takimit me ta ka kontaktuar se varfëria është ulur këmbëkryq si kurrë më parë, ndërsa bën përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Rama.
“Ajo që kam konstatuar në bisedat e para me tregtarët, me bizneset e zonës, por edhe me qytetarët është se ka një rënie të xhiros dhe të konsumit si kurrë më parë. Varfëria është ulur këmbëkryq si kurrë më parë, është i njëjti realitet si në vendet e tjera, në zona të tjera të kryeqytetit, por, po kështu, edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen, po falimentojnë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as plotësojnë nevojat minimale të konsumit të tyre dhe fjala kryesore tek bizneset e para që kam vizituar janë listat. Janë shtuar listat, janë shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës, në dyqanet e bukës, në dyqanet e ushqimit, tek fruta-perimet.
Varfëria është kudo dhe arsyeja pse edhe në kohë të pandemisë, ashtu si edhe më përpara, janë lënë të braktisur dhe në mëshirë të fatit nga qeveria e Edi Ramës, e cila edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve.
Kjo është situata, një situatë e tmerrshme ekonomike, biznese që mbyllen, varfëri që shtohet, ndërkohë që Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve të shqiptarëve, qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin për të mbajtur hapur mijëra biznese apo për të dhënë një ndihmë jetike për qindra, për mijëra familje, të cilat sot kanë vështirësi për të blerë edhe mallrat bazë për fëmijët e tyre, për familjet e tyre.
Kjo është situata anembanë Shqipërisë dhe konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës Botërore i sapo dalë, gjatë ditëve të fundit, i cili thotë se 50% e shqiptarëve; 1 në 2 shqiptarë, 1 në 2 familje shqiptare tashmë ka prekur fundin, është në varfëri, jeton në varfëri.
Nuk ka pse të ishte kështu, nuk ka pse kjo krizë të rrënonte absolutisht gjithçka. Arsyeja kryesore, arsyeja e vetme është sepse edhe në kohë krize paratë tuaja, paratë e familjeve tuaja, paratë e taksave tuaja, paratë e faturave të rritura të energjisë, paratë e tarifave të rritura, akcizës së rritur të karburantit, në vend që të vinin tek ju për t’ju ndihmuar, për t’ju çliruar nga pesha e shtuar e varfërisë në kohën e pandemisë, prapë se prapë shkuan aty ku kanë shkuar këto 7 vite, te oligarkët, shkuan tek kontratat selektive korruptive në kohë pandemie, shkuan te vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike dhe grabitja e pronës private. Shkuan tek udhëtimet luksoze të kryeministrit dhe tendera luksozë për zyrat e qeverisë, në vend që të shkojnë aty ku ka nevojë më shumë se kurrë sot ekonomia shqiptare, te konsumatori, tek familjet e varfra e në nevojë, tek ata që kanë humbur vendet e punës dhe tek bizneset që janë në ditën e tyre më të zezë.
Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka një dhe vetëm një përgjegjës: njeriun që ka vënë interesat e tij, xhepat e tij, që nuk i dhimbsen shqiptarët, nuk i dhemb gjendja juaj ekonomike dhe ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij, pasurimit të tij dhe një grushti oligarkësh me të cilët mban pushtetin”, thotë Basha.